Foto/ Ishte në ditën e fundit të praktikës, të riut i bie trau i hekurit, humb jetën

0

Një student 18-vjeçar, Lorenzo Parelli, vdiq në një aksident në punë në rajonin e Udines.

I riu po ndiqte një projekt shkollor dhe ishte në ditën e fundit të praktikës. Gjatë punimeve të zdrukthtarisë së metalit në një kompani mekanike, mbi të ka rënë një tra duke e vrarë.

I riu ishte duke ndjekur një projekt për aftësimin profesional, në sajë të një marrëveshje mes shkollës dhe kompanisë.

Ekipet e zjarrfikëses janë dërguar menjëherë në vendin e aksidentit, por rënia e traut të rëndë ka vrarë menjëherë studentin. Zona e tragjedisë është rrethuar dhe do të sekuestrohet në përpjekje për të zbardhur ngjarjen dhe përgjegjësit.

Prindërit e të riut të tronditur kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

“Ai ëndërronte një të ardhme në sektorin mekanik”, thuhet në njoftimin e Institutit ku studionte i riu.

Lorenzo kishte treguar se e vlerësonte përvojën që po merrte pranë kompanisë.

“Në këtë moment tronditjeje dhe dhimbjeje të madhe duam të kujtojmë Lorencon me pasionin e tij për punën dhe stërvitjen, gëzimin e tij të jetës dhe dëshirën për të ndërtuar të ardhmen e tij të punës dhe profesionale në sektorin e mekanikës”, thuhet më tej në njoftim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu