Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë natës në aksin Malia-Pogradec, në vendin e quajtur “Lapidari”, afër fshatit Podgorie, ku ka humbur jetën 28-vjeçari Aurel Fipi.
Sipas informacioneve paraprake, Fipi, i cili po udhëtonte me një mjet BMW, ka përplasur kokë më kokë me një Audi.
Pas përplasjes, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa shoferi i Audi-t ka mbetur i plagosur.

Mjeti i viktimës është shkatërruar plotësisht dhe ka qenë e nevojshme më shumë se një orë për zjarrfikësit për të nxjerrë trupin e tij nga rrënojat.
Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit janë ende në vijim, ndërkohë që dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një manovër e gabuar nga njëri nga drejtuesit e mjeteve.
