FOTO/Kjo është studentja shqiptare në Itali që vdiq në aksidentin në Kalimash

0

Kjo është Edjona Sala, studentja shqiptare në Itali, e cila humbi jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor brenda tunelit të Kalimashit. E reja ishte pasagjere dhe ka ndërruar jetë nga përplasja e fortë.

Sala udhëtonte në mjetin me targë shqiptare AB 214 EP, me drejtues Gjino Malci nga Shkopeti, në kohën kur ky i fundit ka goditur nga mbrapa mjetin me targa italiane FB 282 FN, ku udhëtonin shqiptari nga Kosova, Bexhet Zeneli, me vëllain dhe kunatën e tij.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja Edjona Sala, e cila gjendej në mjetin që drejtohej nga Malçi, ndërsa ky i fundit së bashku me Mariglen Gjokën dhe Sandra Begën kanë mbetur të plagosur dhe po marrin mjekimin në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu