Ky është 25-vjeçari që vdiq pasi i shpërtheu tritoli në dorë.
Kristi Balukja mbeti I vdekur në atentatin e dështuar në Elbasan mëngjesin e sotëm.
I riu ishte duke i vendosur një sasi tritoli makinës së shtetasit Renato Çepa, kur lënda shpërtheu në dorë duke I marrë jetën.
Hetimet paraprake flasin për një konflikt të vjetër mes viktimës dhe shënjestrës së atentatit, por ende nuk dihet saktësisht për çfarë bëhet fjalë.