Marius Spiro Dhiamandi është 37-vjeçari shqiptar i cili ka mbetur i pajetë mbrëmjen e jdeshme në Greqi, pas një atentati që iu bë në karburant. Gruaja e Mariusit, i cili në Greqi njihej si Marios, ishte shtatzëne me binjakë dhe rezulton pronare zyrtare e karburantit, që menaxhohej nga i shoqi.
Policia është në pritje të dëshmisë së bashkëshortes së tij, ndërkohë që ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë që ndodhen përreth biznesit.