Zi në familjen Kadare! Humb jetën vëllai i shkrimtarit të madh, doktor Shahini

0

Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit të madh Ismail Kadare, me profesion doktor, është ndarë nga jeta ditën e sotme duke bërë që në familjen e tij e të të afërmve të pllakosë zia. Mësohet se doktori Shahin Kadare kishte më shumë se një vit që vuante nga një sëmundje e rëndë.

Shahin Kadare fillimisht u diplomua në vite ’60 në Tiranë dhe më pas kreu një specializim në Rumani. Doctor Shahin Kadare ishte një nga të parët doktorë të Shkencave në fushën e mjekësisë, me një kontribut të jashtëzakonshëm në studimet onkologjike, si referues në dhjetëra konferenca dhe kongrese ndërkombëtare shkencore. Ai ka botuar studimet e tij shkencore në revistat më të njohura të mjekësisë në botë.

Ai ishte themelues i Laboratorit të Morfologjisë Patologjike.

Shahin Kadareja ishte dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990. Kadare shërbeu për disa vite, pas vitit 1997 si ambasador i Shqipërisë në Suedi dhe në vende të tjera, por iu rikthye serish profesionit të mjekut. Doktor Shahin Kadareja la pas gruan dhe dy fëmijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu