Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet tursitike për qytetarë nga mjaft vende të botës.
Bukuritë natyrore që ofron bregdeti shqiptar, por jo vetëm, po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë.
Dhe jo vetëm qytetarë të thjeshtë. Tashmë në brigjet dhe portet shqiptare sheh jahte, tragete, kroçera dhe mjete moderne lundrimi.
I tillë është edhe ky jaht i fotografuar ekskluzivisht nga Infowebtv i cili po hyn në portin e Durrësit.
Edhe më herët në portet shqiptare janë ankoruar jahte miliarderësh. Infowebtv