FOTO-LAJM/ Shkon në 260 lekë çmimi i naftës! Momenti kur sapo ndërrohet tabela

0

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord! Tashmë shitet me 260 lekë për litër. InfowebTv ka siguruar momentin kur në një karburantet e kryeqytetit është ndërruar çmimi në tabelë. Nga 239 lekë, punëtori është ngjitur me shkallë dhe ka ndërruar çmimin. Numri 39 është hequr për tu zëvednësuar dhe 60, duke iu komunikuar një tjetër rritje qytetarëve, këtë herë prej 21 lekësh.

Nesër në orën 17:00 përballë kryeministrisë do të zhvillohet një protest. Qytetarët do të kundërshtojnë rritjen e çmimeve, kryesisht atë të naftës, ndërsa qeveria ka ngritur ‘durt’. Sot, kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku këshilluan sërish qytetarët që të nisnin kursinimin, pasi nuk ndërhynin dot në treg për të ndryshuar çmimet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu