FOTO/ Mes aludimeve për ndarje me Romeo Veshaj, Heidi Baçi nënshoqërinë e një mashkulli tjetër në Tiranë

0

Heidi Baçi po kalon një periudhë të ngarkuar dhe të suksesshme pas përfundimit të “Big Brother”, ku aktualisht është duke u përgatitur për të moderuar emisionin “Goca dhe Gra”.

Pas një kohe të shkurtër distancimi nga ekrani për t’u fokusuar në lidhjen me Romeon, thuhet se çifti po kalon një krizë.

Së fundmi, paparacët e kanë fotografuar Heidin në zonën e ish-Bllokut, ku shihet se shoqëruar nga një mashkull, i cili sipas burimeve është një afërm i saj dhe jo një flirt i ri.

E veshur me një palë xhinse dhe një xhaketë të bardhë, Heidi kishte vendosur një kapele dhe një palë syze dielli, si për t’ju shmangur disi syve të kureshtarëve, por duket se nuk ia ka dalë. Me gjasa, ajo ka dalë të bëjë blerjet e fundit, para se të nisë sezonin televiziv, që do të jetë vërtet i ngarkuar për të.

FOTO/ Mes aludimeve për ndarje me Romeo Veshaj, Heidi Baçi

Përsa i përket jetës private, dyshimet për krizën me Romeon janë theksuar pas mungesës së urimit të Heidit për ditëlindjen e tij në rrjetet sociale.

Po ashtu, prej disa kohësh ata nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që më parë kanë qenë më aktiv dhe të pandarë në profilet e tyre.

Dyshja shpesh herë ndanin në profilet e tyre çaste të bukura nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ku nuk mungonin as momentet romantike e gazmore.

Heidi Baçi është padyshim duke jetuar ditë të mira, ku fama, projektet kanë qenë kryefjala e mediave të shtypit rozë.

Pas përfundimit të “Big Brother”, ish-finalistja u duk sikur u distancua disi nga ekrani, për të shijuar lidhjen me Romeon. Por tashmë, që prej javësh po përflitet se ky raport është në krizë, biondja simpatike është fokusuar totalisht tek karriera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu