KLOS- Fotoja e mëposhtme është e autorit të ngjarjës në Klos Fiqiri Mjeshtri si dhe vëllait të tij Besnik Mjeshtri. Vëllai i Fiqiriut, Besniku së bashku me vëllanë e tretë Famir, dyshohen se e kanë ndihmuar atë në ngjarje.
Të dy vëllezërit janë shoqëruar në polici, ndërkohë që pas ngjarjes, Fiqiriu ka vrarë vetën. Masakra nisi për shkak të një lidhje dashurie mes 17-vjeçarit Kenado Shira dhe vajzës së autorit. Por Fiqiriu nuk e ka pëlqyer këtë lidhje dhe me armë zjarri vrau 17-vjeçarin së bashku me babanë e tij Ilir Shira.