Policia e Shtetit ka sqaruar tashmë situatën e ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako, por rrjeti për orë të tëra ka qenë i treazuar. Një postim i bërë nga gazetari Artan Hoxha ka bërë që situata të interpretohej krejt ndryshe nga ç’përflitej. Ndërkohë që në një postim në rrjetet sociale, avokati i Bllakos Sokol Hazizaj publikoi një foto nga avioni përmes të cilës nënkuptohej se ish-zyrtari ishte arratisur, këtë herë shfaqej krah gazetarit Hoxha. Të dy ishin të ulur në një lokalet në ish-Bllok dhe duken mjaft të qeshur.
“Mbani frymen njerez…. Foto taze me juristin e njohur Sokol Hazizaj, njekohesisht dhe avokatin e deputetit socialist Alqi Bllako…. Po vrasim mendjen nese Alqi ka ikur me traget nga Durresi, apo me monopat nga mali…. Me duket se Visit kete radhe, i ngelen dy paketat ne xhep….,”- shkruan Hoxha krah fotos.
Por cili ishte qëllimi i këtij postimit kur Bllako do të përfundonte në pranga pak orë më vonë? Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin zyrtar përmes të cilit konfirmon se Bllako ndodhet pas hekurave. Ish-deputeti mësohet të ketë zgjedhur orën 03:00 të mëngjesit për tu dorëzuar.





