Aktorja Amy Schumer ka folur së fundmi për incidentin mes aktorit Will Smith dhe komedianit Chris Rock gjatë Oscars.
Të mërkurën në mëngjes aktorja postoi në Instagram mbi situatën e ndodhur gjatë shpërndarjes së çmimeve të Oscars të së dielës mbrëma. Sipas Daily Mail, ajo tha se ishte akoma e traumatizuar’ nga momenti ‘shqetësues’ kur Smith hyri në skenë dhe goditi Rock.
Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Schumer nisi të diskutonte rreth ngjarjes që filloi me një shaka që promovonte shfaqjen e saj të re Hulu, por kaloi më pas në mbështetje të Rock.
“Mendoj se të gjithë mund të pajtohemi se mënyra më e mirë për të zbërthyer atë që ndodhi është të transmetoni serialin tim ‘life and be the hulu’ dhe të më shihni në turne këtë vjeshtë. Por me të vërtetë jam ende e traumatizuar. Unë e dua mikun tim Chris Rock dhe besoj se ai e trajtoi atë si një profesionist. Qëndroi atje lart dhe i dha një Oscar mikut të tij, por e gjithë kjo ishte shumë shqetësuese.”
Schumer u shpreh se Smith duhet të ketë përbrenda shumë dhimbje që reagoi në atë mënyrë.
“Jam e shtangur dhe e trishtuar. Jam krenare për veten dhe mikpritësit e mi. Por duke pritur që kjo ndjenjë e pështirë pas asaj që ne të gjithë dëshmuam,”-përfundoj shkrimin Schumer.

Will i kërkoi falje publike Chris, pasi e goditi me shuplakë gjatë ceremonisë për shkak të batutës që ai bëri për gruan e tij Jada Pinkett.





