FOTO/ Përfshihet nga flakët një automjet! Qytetarët në panik në qendër të Fierit

0

FIER- Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të qytetit të Fierit, vetëm pak metra larg sheshit qendror. Automjeti tip ‘Citoen’, ka qenë në lëvizje kur papritur ka shfaqur shenja defekti dhe më pas është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik tek kalimtarët.

Burimet paraprake bëjnë me dije se, drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë dhe nuk raportohet për të lënduar. Ndërsa bëhet me dije se, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Ndërkohë, ekspertët e Policisë kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për një defekt teknik në mjet.