FOTO/ Pistoletë, municion luftarak e përforcues grushti në banesë, arrestohet 49-vjeçari në Fushë Krujë

0

Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë në banesën e tij në Bubq të Fushë Krujës, në kuadër të operacionit polcior të koduar “In time”.

Në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, një përforcues grushti dhe dy mjete prerëse.

Në lidhje me këtë operacion, policia kishte marrë informacione në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri dhe armë të ftohta në banesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu