FOTO/ Po trafikonin 160 kg kokainë me trajler, arrestohen 2 shqiptarët në Itali! Droga me vlerë 20 mln euro…

0

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali teksa po trafikonin një ngarkesë me 160 kg kokainë të pastër, të fshehur brenda një trajleri.

Mësohet se ata janë ndaluar nëzonën e Bergamos, pas informacioneve se brenda kamionit të parkuar në një zonë industriale kishte drogë. Kokaina mbante logot me kurorë mbretërore “Brud”, që duket se tregon edhe cilësinë e saj të lartë, teksa vlera në treg shkon në të paktën 20 milionë euro.

Oficerët vunë re lëvizjet e dyshimta të shoferit dhe ndërhyrja e “Guardia di Finanza” i lejoi ata të kapnin dy burrat ndërsa po shkëmbenin shtatë çanta që përmbanin 150 blloqe kokaine.

Të dy shqiptarët u arrestuan dhe u transferuan në burgun e Bergamos, ku janë në dispozicion të gjyqësorit. Po hetohet për të zbuluar edhe rrjetin e organizuar të narkotrafikut, pasi besohet se gjurmët të çojnë deri në Amerikën Latine, andej nga dhe kokaina ka origjinën e prodhimit.