Boja e kuqe përfaqëson gjakun e humbur të Jonada Avdias dhe të gjithë jetëve të prera në mes për fajin e shtetit.
Qytetarët në mënyrë simbolike kanë lyer me bojë me të kuqe murin e Ministrisë së Brendshme. Një prej tyre kishte marrë një shishe me bojë me vete dhe tha se në mënyrë simbolike do të lyejnë murin e MB. Sipas qytetarit, boja e kuqe përfaqëson gjakun e humbur të Jonada Avdias dhe të gjithë jetëve të prera në mes për fajin e shtetit.
“Ky është gjaku që ka shkaktuar Kumbaro, ky është gjaku që ka shkaktuar Çuçi, ky është jgaku që shkaktoi Nano, ky është gjaku i Jonadës dhe jo vetëm, gjaku i çdo jete të prerë në mes,”– tha ai dhe lyeu murin e MB.
Kjo është hera e dytë që qytetarët dalin në shesh për të njëjtën arsye. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.
Për këtë ngjarje të rëndë është pezulluar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.