Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste drogë dhe sende të paligjshme në qelitë e burgut.
Mësohet se Myrte prej disa kohës ishte në përgjim me urdhër të Prokurorisë. Mësohet se në disa raste Myrte dyshohet se ka futur drogë ndërsa të tjera detaje pritet të mësohen në vijim.
Myrte ka abuzuar me detyrën dhe sigurinë në institucionin e vuajtjes së dënimit. Sakaq, arrestimi është kryer pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria dhe pritet që në orët në vijim të ketë një deklaratë zyrtare për zbardhjen e plotë të rastit.
Një ditë më parë, nga një aksion i Operacionales së Burgjeve, në qelinë e Laert Haxhiut i cili tashmë po vuan dënimin përjetë në burgun e Drenovës si i akuzuar për masakrën e Lushnjës, u zbulua një aparat celular.
Autoritetet kanë nisur një hetim se si ka mundur që Laert Haxhiu të fusë celularin në qeli ndërsa pajisja pritet të zbërthehet për të parë komunikimet që ka kryer.
Nuk dihet nëse polici Rudenc Myrte është personi që ka futur celularin në qelinë e Laert Haxhiut ndërsa autoritetet po hetojnë për rastin në fjalë.