SHQIPËRI– 65 Kilogramë kanabis janë sekuestruar mesditën e sotme në kufirin shqiptaro-grak. Mësohet se në afërsi të Kosturit është pikasur një makinë që po kalonte kufirin nga Shqipëria drejt Greqisë.
Policia ka kërkuar të kontrollojë makinën dhe i ka bërë shenjë të ndalojë por drejtuesi nuk është bindur dhe është larguar me shpejtësi. Efektivët janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë gjetur mjetin e braktisur.


Brenda tij ishin tre çanta të mbushura me 65 kilogramë 880 e gramë marijuanë. Lënda narkotiek është sekuestruar ndërsa janë shpallur në kërkim dy shqiptarë njëri 19 dhe tjetri 30 vjeç.