FOTO/ Sulmi kibernetik! Kjo është logoja që u shfaq në kompjuterë pas mesnate

0

TIRANË- Prej mbrëmjes së djeshme sistemet TIMS kanë rënë nën sulmin e hakerave. Fillimisht u konstatuan probleme në doganën e Kapshticës ndërsa sot në të gjitha pikat kufitare.

Dosja.al ka siguruar dhe logon e përdorur nga hakerat shfaqur në kompjuterat të cilat kanë qenë funksionale gjatë sulmit të mbrëmshëm.

FOTO/ Sulmi kibernetik! Kjo është logoja që u shfaq në

Prej mbrëmjes së djeshme pikat kufitare kanë rënë në një sulm kibernetik pas të cilit sipas qeverisë fshihet sërish Irani. Nga ora 20:00 e mbrëmjes së djeshme u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”. Ditën e sotme kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohet me aleatët që sistemet të mbetën të pa penetrueshme nga sulmet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu