FOTO/ Vjosa Osmani përshëndetet me Trumpin në funeralin e Papa Françeskut!

0

Presidentja Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, i cili do të varroset në Bazilikën “Shën Pjetri” në Romë.

Përmes një videoje të shpërndarë në faqen e Presidencës, Osmani shihet teksa mbërrin në Bazilikë bashkë me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriun.

E prapa saj shihet edhe Albin Kurti i shoqërua nga bashkëshortja e tij, Rita.

Papa Françesku vdiq të hënën e 21 prillit pas një sëmundjeje, ndërsa në varrimin e tij pritet të marrin pjesë mbi 200 mijë njerëz.