SHBA- Simboli kombëtar shqiptar duket se është kthyer në ‘trend’ që po përhapet gjerësisht dhe ne s’mund të jemi më krenarë se kaq.
Pas reperit Drake i cili pak ditë më parë publikoi këngën dedikuar vajzës shqiptare që ‘i theu zemrën’, ku kryefjalë e videoklipit ishin ngjyrat kuq e zi, së fundmi një sportist amerikan duket se është ‘fiksuar’ po kaq shumë me simbolin tonë kombëtar.
Bëhet fjalë për yllin e futbollit amerikan Joshua Keith Palmer, i cili është shfaqur në stadium me bluzën e kuqe me shqiponjën dykrenare.