Zbardhen detaje të reja nga zjarri që përfshiu pas mesnatës së kaluar një pallat në zonën e Astirit, në Tiranë.
Gazetarja Vasilika Puka raporton për InfowebTv se në vendngjarje janë dëgjuar edhe shpërthime nga banorët, të cilët kanë dalë jashtë të tmerruar.
Siç raporton gazetari Çelmeta, këtë mëngjes kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekspertë të RENEA-s anti-eksplozivë për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Nga të dhënat e para mësohet se po hetohet nëse shkaku i zjarrit mund të ketë ardhur si pasojë e një shpërthimi.