Edicioni i tretë i këtij formati reality show ka premtuar surpriza të mëdha dhe me ndryshimin e moderatorit, po ndryshon edhe mënyra e lojës së personazheve.
Që prej ditës së parë, në shtëpinë e “BBV 3” nisën përplasjet, thumbat dhe lufta për të qenë “Alpha” i shtëpisë mes konkurrentëve që kësaj here janë të shumtë në numër.
E duket se produksioni s’ka ndërmend të ndalë me kaq! Një tjetër personazh i njohur për publikun do t’i bashkohet shtëpisë.
Ai shquhet për personalitetin e tij simpatik dhe batutat spontane, që e kanë bërë një artist të dashur për publikun.