Arrestohen dy persona në Lushnje/ Thyerje e arrestit shtëpiak dhe baste

0

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushnjë përkatësisht 36-vjeçari me inicialet M. D. dhe 53-vjeçari me inicialet B. T.  Pas kontrolleve të ushtruara në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” në Lushnje u arrestua 36-vjeçari pasi u kap duke vënë baste sportive.

Ndërkohë 53-vjeçari u arrestua pasi kishte thyer masën e arrestit shtëpiak për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë/ 2 shtetas në pranga, për organizim të lotarive të palejuara dhe për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit, në vijim të veprimeve operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

M. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, shërbimet e Policisë e kanë konstatuar këtë shtetas, duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit (baste sportive në celular); B. T., 53 vjeç, banues në fshatin Barbullinjë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu