Fotografohet rrëqebulli i Ballkanit në Parkun e Prespës

0

Rrëqebulli i Ballkanit është fotografuar mbrëmjen e sotme në Parkun Kombëtar të Prespës. Ky rrëqebull është fotografuar gjithashtu edhe në anën maqedonase në Parkun e Prespës, duke vërtetuar se po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit.

 

Postimi i Plotë:

FOTOGRAFOHET PЁR HERЁ TЁ PARЁ RRЁQEBULLI I BALLKANIT NЁ PARKUN KOMBЁTAR TЁ PRESPЁS. Duke përkuar rastësisht me 11 vjetorin e fotos së parë të rrëqebullit në Shqipëri, zbuluar më 21.04.2011, një surprizë e bukur për ekipin tonë gjatë kontrollit të kamerave kurth sot, ishte fotografimi i rrëqebullit të Ballkanit (Lynx lynx balcanicus), për herë të parë edhe në Parkun Kombëtar të Prespës. Duke na vërtetuar se ky lloj po vazhdon shtrirjen e habitateve të tij në territorin e vendit, falë metodave të ruajtjes dhe konservimit. Pikërisht ky individ është fotografuar gjithashtu edhe në anën Maqedonase të Parkut të Prespës, pasi kufijtë nuk ekzitojnë për jetën e egër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu