Pas largimit të protestuesve nga selia e PD, falë ndërhyrjes së policisë, së fundmi kanë dalë nga “ngujimi” edhe deputetët të cilët ndodheshi në mbledhje me Bashën.
Pasi janë siguruar se nuk do të sulmohen nga protestuesit, deputetët kanë dalë nga ambientet ku po qëndronin dhe gjatë atij moment shihet edhe deputeti Ervin Salianji i cili në dorë mban një shkop të madh, si duket për t’u mbrojtur në çdo rast.