Kaosi në PD, policia shoqëron disa protestues që u përfshin në episode dhune

0

Ka nisur shoqërimi i protestuesve që u përfshinë në episode të dhunshme sot në protestën para selisë së PD-së. Policia e Shtetit ka shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës. Tashmë i gjithë oborri i selisë së PD është i zbrazur.

Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë ndodhen në ambientet e jashtme.

Ndërhyrja erdhi pas thirrjes së PD-së për të ndërhyrë, pasi sipas tyre, po u rrezikohej jeta nga protestuesit.

Tashmë kanë mbetur dyer të thyera dhe shumica e objekteve janë të shkatërruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu