FOTOLAJM/ Fëmijët-Ramës: Kryeministër, kë do të përqafojnë sonte prindërit e Jonadës?

0

Në pankartat që mbajnë në duar, ngrihet një pyetje edhe për vetë kryeministrin Edi Rama.

Fëmijët u bënë sërish pjesë e protestës përmes të cilës për herë të dytë qytetarët kërkojnë drejtësi për 7-vjeçaren Jonada Avdia që u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga ish-polici Arjan Tase. Në pankartat që mbajnë në duar, ngrihet një pyetje edhe për vetë kryeministrin Edi Rama.

“Z. kryeministër, kë do të përqafojnë sonte prindërit e Jonadës?”- shkruhet në një prej pankartave.

Kjo është hera e dytë që qytetarët dalin në shesh për të njëjtën arsye. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase.

Për këtë ngjarje të rëndë është pezulluar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu