TIRANË– Në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është bërë demonstrimi i përbashkët i forcave të policisë shqiptare dhe asaj italiane.
Demonstrimi i përbashkët i Forcave Speciale të Policisë së Shtetit dhe atyre të Policisë italiane, u krye në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, në fushën e sigurisë dhe të vizitës në Shqipëri të autoriteteve të larta të Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit, Karabinierisë dhe Guardia di Finanza të Italisë.
Qytetarët që kalonin në sheshin ‘Skëndërbej’ ndalonin nga kurioziteti për t’i parë më nga afër mjetet.