Ka mbërritur në Tiranë trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas Janullatos.
Qindra besimtarë e pritën Kryepeshkopin me lule dhe gjethe dafine.
Arkëmorti u shoqërua nga klerikët e vendit dhe u dërgua në Kishën “Ringjalla e Krishtit”.
Ceremonia mortore për Kryepeshkopin e ndjerë do të mbahet ditën e enjte në Tiranë.