FIER- Moti i keq që ka shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit ka bërë që ushtria të dalë në terren. Mësohet se forcat e ushtrisë u kanë ardhur në ndihmë punonjësve të emergjencave civile në terren në Fier për shkak të daljes së lumit Vjosë
Gjithashtu së bashku me ushtrinë në Fier janë çuar edhe dy varka për të ndihmuar në shpëtimin e banorëve që janë të izoluar nga uji.