Fqinjët u shqetësuan nga era e fortë/ Shqiptari kapet në “shtëpinë e barit” në Angli

0

Bekim Zyberaj, 20 vjeç, i cili hyri ilegalisht në Britaninë e Madhe nga Shqipëria, është dënuar me 12 muaj burg dhe 100 orë punë të papaguar në komunitet pasi u kap brenda një shtëpie bari në Hartlepool.

Shqiptari u arrestua në shtator, pasi fqinjët e tij njoftuan Policinë për erën e dyshimtë që vinte nga banesa e fqinjit të tyre, ndërsa brenda 4 dhomave të gjumit, kishte 139 bimë me vlerë prej 38,922 £.

Matësi i energjisë elektrike ishte manipuluar për të mos u pikasur nga Policia, por as kjo masë e marrë nuk funksionoi për ta mbajtur larg burgut.

Stephen Constantine, avokati mbrojtës i shqiptarit tha se Zyberaj ishte shfrytëzuar nga bandat kriminale, të cilat ishin përgjegjëse për fermën e kanabisit. Megjithatë as ky argument nuk e mbajti Zyberajn jashtë burgut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu