Franca fiton me autogol ndaj Austrisë

0

Franca triumfoi minimalisht 0-1 ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për Euro 2024. “Gjelat” e nisën ndeshjen në sulm, teksa iu afruan golit me Theo Hernandez në minutën e 13-të. Edhe austriakët patën rastet e tyre, me Baumgartner që u shfaq rrezikshëm në zonën e kundërshtarit, në minutën e 25-të.

Pak minuta më pas, të besuarit e Ragnick “kërcënuan” me Laimer, por portieri Maignan u përgjigj mirë. Në fundin e pjesës së parë, Franca shtoi presionin dhe kaloi në avantazh falë një autogoli të pafat të Wober (38’), pas një krosimi të yllit Kylian Mbappe. Në pjesën e dytë nuk pati gol, pavarësisht rasteve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu