Franca në alarm! Benzema mund të ketë humbur Botërorin!

0

FRANCË- Kupa e Botës në Katar mund të ketë përfunduar tashmë për Karim Benzema. Sulmuesi francez është dëmtuar gjatë stërvitjes së mbrëmjes së kombëtares transalpine dhe sipas mediave franceze tashmë është i sigurt se nuk do të jetë i pranishëm në debutimin e Francës, ditën e martë kundër Australisë, për shkak të dhimbjeve të forta muskulore, që e mundon prej një muaji, gjithnjë nëse nuk bëhet fjalë për dëmtim të ri. Sulmuesi i është nënshtruar ekzaminimeve të nevojshme në klinikën Aspetar në Doha. Pas një ore ai çaloi jashtë në orën 22.15, i shoqëruar nga doktori Franck Le Gall, mjek i kombëtares franceze.

Sot ishte seanca e parë stërvitore e Benzemas me grupin. Tani trajneri Didier Deschamps pret të dijë kushtet e sulmuesit të Real Madrid për të vendosur nëse do ta zëvendësojë atë dhe për ta bërë këtë do të ketë kohë deri të hënën, një ditë para debutimit.

Mungesa e Benzema-s do të ishte një goditje e fortë për trajnerin e kampionëve në fuqi, i cili tashmë duhej të dorëzohej për shkak të dëmtimeve të mesfushorëve Paul Pogba dhe N’Golo Kantè, portierin Mike Maignan, mbrojtësi Presnel Kimpembe dhe sulmuesi Christopher Nkunku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu