Francë/ Vaksinimi i detyrueshëm, Macron përballet me rezistencën e mjekëve

0

Qeveria franceze pritet që të përballet me kundërshimet e mijëra punonjësve shëndetësorë lidhur me masën e re që e bën të detyrueshëm vaksinimin e tyre kundër COVID-19, ose në kundërtën do t’i presë pezullimi pa pagesë.

Qysh nga e mërkura, stafi i spitaleve, punëtorët në qendrat e pensionistëve, mjekët privatë dhe zjarrfikësi,  rreth 2.7 milionë njerëz në total duhet që të dokumentojnë se kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.

Dy muaj më parë, presidenti francez Emmanuel Macron ka nënshkruar këtë ultimatum, por megjithëkëtë me mijëra punëtorë ende nuk janë vaksinuar. Sindikata më e madhe e sektorit publik ka tërhequr vërejtjen për “katastrofë shëndetësore”, po qe se qeveria pezullon një numër të madh të punëtorëve shëndetësorë dhe e ndalon punën private për mjekët. Mijëra punëtorë shëndetësorë u janë bashkuar protestave javore kundër “certifikatës shëndetësore” që kërkohet për hyrje në restorante, kafene dhe muze. Të martën, qindra punëtorë shëndetësorë morën pjesë në protestën e sindikatës para Ministrisë së Shëndetësisë në Paris.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu