“Frymëmarrje” në Itali, rikthehet jeta e natës. Hapen dhe kinematë

0

Qeveria italiane e Mario Draghi ka miratuar lehtësimin e masave kundër COVID-19. Kinematë dhe teatrot do të mund të rihapen me kapacitet 100%, stadiumet 75% të vendeve, 60% për sallat sportive.

Clubet dhe diskot do të rihapen me kushtin që brenda ambienteve të rikthehet aktiviteti por i kufizuar deri në 50% dhe jashtë 75%.

Hyrja do të lejohet për këdo që ka një leje të gjelbër që do të thotë se është vaksinuar dhe me përdorimin e një maske mbrojtëse që do të jetë e detyrueshme.

Në club-e përjashtim nga maska bëjnë klientët që do të jenë në pistë. Masat e reja do të hyjnë në fuqi më 11 tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu