Fshati Çestije në Belsh i rrezikuar nga rrëshqitjet e tokës

0

Rrëshqitja e tokës në fshatin Çestije ne Belsh ka izoluar 20 familje të një lagjeje. Dukuritë karstike në këtë zonë janë të shpeshta , duke bërë që shpesh njerëzit ti përfshijë paniku.Banorët thonë se kjo situatë është e përsëritur,sidomos sa herë ka reshje.Së fundmi rrëshqitja e dherave ka krijuar çarje në banesa duke rrezikuar jetën e tyre. Të shqetësuar banorët kërkojnë ndihmë nga institucionet shtetërore.

Në zonën e Dumresë janë hapur dhe tre gropa të tjera karstike të cilat nuk janë mbyllur ende. Ndonëse Bashkia Belsh ka ngritur një grup ekspertesh banorët nuk janë informuar mbi konkluzionet dhe masat që pritet të merren.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu