Autori Fetah Biza prezanton për publikun jetën dhe veprën e dramaturgut Et’hem Haxhiademi

0

Jeta dhe vepra artistike e dramaturgut të fundit Shqiptar, Et’hem Haxhiademi, është materializuar në skenën e Teatrit Skampa të elbasanit, aty ku dhe prodhoi pjesën më të madhe të aktivitetit të tij artistik të shtrirë midis dy luftrave botërore. Shkrimtari Fetah Biza ka çelur për publikin ekspozitën në nder të dramaturgut dhe ka prezantuar librin kushtuar këtij të fundit të titulluar “Filozofi në Skenë”,titull që sipas autorit përshtatet më së miri me jetën e dramaturgut i cili filozofinë e marrë nga studimet e tij jashtëvendi e solli dhe e jetësoi atë edhe në skenë! Biza tregon se rëndësia e jetës artistike të Haxhiademit qëndron veçanërisht në faktin se veprat e tij mbushen denjësisht boshllëkun që në ato vite kishte dramatuegjia shqiptare si dhe në prurjen e materialeve të plota dramaturgjike.

Aktivitetin kompleks të Et’hem Haxhiademit si shkrimtar, përkthyes, kritik arti, publicist etj, shkrimtari Fetah Biza e lartëson duke e krahasuar me aktivitetin Politik të Lef Nosit e Aqif Pashës,ndaj dhe sipas tij është e udhës që figura e dramaturgut të vlerësohet e lartësohet.

Buza propozon që emri i Et’hem Haxhiademit të përjetësohet në ndonjë nga institucionet tona në nder të kontributit të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu