Fshati Dushk në Belsh i zbrazur prej emigracionit, të vetmit banorë janë të moshuarit

0

Emigrimi masiv, sidomos i te rinjve, eshte rikthyer fort pas pandemise. Mungesa e tregut per fermeret e Dumres te Belshit ka sjellur nje rritje te larte te emigracionit, pasi pas familmentimit e vetmja zgjidhje per to ka qene largimi nga shqiperia.
Sapo vendosesh në brendësi të fshatit Dushk të Belshit, rikthehesh pas në kohë, pikërisht në vitet 70-të. Atëherë kur ky fshat ka qenë i populluar nga familje të presekutuara nga regjimi komunist. Ndërsa duket se akrepat e orës kanë ndalur , sot ky fshat vuan mungesën e investimeve, që i ka shtyrë shumë familje të largohen.Dikur këtu jetonin rreth 3,000 banorë ndërsa sot numërohen më pak se 100, ku mbizotëruese është mosha e tretë. Ata që kanë mbetur të moshuarit, thonë se në 10 -të vitet e fundit, fshati është braktisur me shpejtësi nga të rinjtë. Mungesa e një pune për të siguruar të ardhurat dhe i kushteve bazike janë ndër shkaqet kryesore të emigrimit masiv .

Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve, është rikthyer fort pas pandemisë. Mungesa e tregut për fermerët e Dumres të Belshit ka sjellë një rritje të lartë të emigracionit, pasi pas falimentimit e vetmja zgjidhje për ta ka qenë largimi nga Shqipëria.

Infowebmedia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu