Fsheh drogë brenda gomës rezervë, arrestohet italiani në Portin e Durrësit

0

Policia e Durrësit arrestoi një italian në Pikën e Kalimit Kufitar. Bazuar në analizën e riskut, Policia Kufitare dhe ajo e Durrësit kanë kontrolluar më imtësishëm në vijën e dytë, një makinë “Citroen” që drejtohej nga një shtetas italian G.A.

Gjatë kontrollit të makinës, brenda gomës rezervë në fund të bagazhit, Policia ka zbuluar 2 pako brenda të cilave gjendeshin  2 kg marijuanë, siç shfaqen në fotografi.

Në moment, Policia bëri arrestimin e shtetasit italian G.A, 50 vjeç për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu