Jam në emision vetëm për Sindin, le të vijë kush të dojë! Elvisi habit me deklaratën që bën

0

Një debat i fortë u zhvillua mes Anës dhe Sindit në “PërPuthen Prime”, ku vajzat sulmuan dhe akuzuan njëra-tjetrën në një situatë të tensionuar. Sindi i tha Anës se është false dhe se ka diçka jashtë programit, por nuk e detajoi atë. Ana gjithashtu iu kundëpërgjigj dhe i kërkoi t’i tregonte provat Sindit, por kjo e fundit tha se do flasë kur t’i ketë ato. Ndërkohë në një situatë të tillë, Elvisi ka habitur me gjestin e tij. Ai u ngrit nga karrigia dhe shkoi në drejtim të Sindit duke e përqafuar atë. Madje deklaroi se ndodhet në emision vetëm për të, edhe pse mund të vijnë vajza të reja.

Elvisi deklaroi:

Dua të bëj diçka shumë të rëndësishme. Nëse guximi i Sindit për t’i përplasur të vërtetat njerëzve në sy, për të përplasur të vërteta, ju duket sulm i ulët, unë me çfarë shoh, le të vijë kush të dojë unë jam vetëm për Sindin këtu, na quani si të doni, të ulët, të drejtpërdrejtë, si të doni, por mos e nxirrni të vërtetën të pamoralshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu