Fshehu kokainën në vezë, arrestohet shqiptari në Itali

0

Pas kontrollit, atij iu gjetën të fshehura në makinë njëzet vezë plastike që përmbanin kokainë, në total 60 gramë.

Një 19-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi akuzohet për trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u arrestua nga policia e komandës së stacionit Marsciano.

I riu është pikasur në një makinë në zonën e Spinës, teksa po kryente manovra të dyshimta dhe është ndaluar nga efektivët.

Pas kontrollit, atij iu gjetën të fshehura në makinë njëzet vezë plastike që përmbanin kokainë, në total 60 gramë. I riu shqiptar kishte në xhep edhe 400 euro që iu sekuestruan pasi sipas policisë i kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu