Fshihej me Laert Haxhiun/ Arrestohet i “shumkërkuari” Firdeus Berberi

0

Është arrestuar ditën e sotme 22-vjeçari i shpallur në kërkim, Firdeus Berberi.

Policia ka njoftuar se Berberi është arrestuar, pasi qëndronte në të njëjtin vend me Laert Haxhiun, i arrestuar pasditen e djehsme në Janinë, si autor i masakrës së Lushnjës, 6 vite më parë.

22-vjeçari akuzohet se një vit më parë, në 25 prill 2022, ka plagosur me armë zjarri dhe me thikë Joan Muçollarin.

Në atë kohë, joan Muçllari 22-vjeç është qëlluar me thikë në kokë dhe me pistoletë në këmbë nga dy të rinjtë Firdeus Berberi dhe Greis Maxhari 23-vjeç, pas një konflikti të vjetër mes familjeve Muçollari dhe Berberi.

Berberi po ashtu akuzohet si bashkëpunëtor i Laert Haxhiut në masakrën e Lushnjës.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim, vihet në pranga në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”.

Qendronte ilegalisht në Janinë dhe shoqërohej me të shumëkërkuarin Laert Haxhiu, vihet në pranga 22-vjeçari.

Gjatë operacionit ndërkombëtar të koduar “Eksponenti”, të finalizuar falë informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimit të tyre në kohë reale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, u lokalizua në Janinë, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin, i shumëkërkuari Laert Haxhiu, bashkë me të cilin janë shoqëruar në Policinë e Janinës, edhe 2 shtetas të tjerë shqiptarë që shoqëronin shtetasin e shumëkërkuar.

Nga verifikimet e kryera ndërmjet Policisë greke dhe Policisë shqiptare, ka rezultuar se njëri prej këtyre shtetasve, konkretisht shtetasi F. B., 22 vjeç, lindur në Pogradec, ishte i shpallur në kërkim kombëtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka caktuar ndaj 22-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më 25 prill të vitit 2022, dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, shtetasi F. B. ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin J. M.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur procedurat për shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimin e këtij shtetasi drejt Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu