Fundjava me diell, pushuesit “dynden” drejt Lezhës, radhë të gjata automjetesh

0

Fundjava po shoqërohet me fluks të lartë pushuesish në bregdetin e Lezhës.

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, pranë degëzimit në kryqëzimin Fushë-Milot ka radhë të gjata automjetesh.

Kryesisht automjetet vijnë nga Kosova përgjatë rruges së Kombit, dhe në disa raste pati edhe bllokim të qarkullimit sidomos në kryqëzimet e plazheve të Tales dhe Shëngjinit.

Përgjatë gjithë aksit rrugor nga Miloti e deri në Shëngjin janë vendosur patrulla të policisë rrugore, per te lehesuat sadopak levizjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu