Një autojet i policisë kufitare është përfshirë në një aksident në aksin rrugor Lezhë-Laç.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip fuoristradë është përplasur me një mjet tjetër të tipit Mercedes në zonën e Tales.
Për momentin nuk ka asnjë të lënduar nga aksidenti, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rrethanat.