Fuoristrada përplaset me motorin e boshnjakut, dërgohet në spital i plagosuri

0

Një aksident është shënuar këtë mesditë, në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Ishull-Shëngjin.

Raportohet se një fuoristradë ka përplasur një motor, që drejtohej nga një shtetas boshnjak.

Për pasojë, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjencë për në spital. Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë ndërprerja e menjëhershme e rrugës së automjetit.

Sakaq, si pasojë e aksidentit në fjalë, janë krijuar radhë të gjata trafikut, në superstradën që të dërgon nga Lezhë në drejtim të Laçit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu