Furnizonin lagjet e Tiranës me drogë, 6 të arrestuar

0

6 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi furnizonin Tiranën me drogë. Të arrestuarit sipas policisë shpërndanin lëndë narkotike në sasi të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.

Njoftimi i policise:

Tiranë

Goditen, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, 6 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen doza kokaine dhe kanabisi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike në sasi të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit:

– D. Xh., 38 vjeç, A. S., 30 vjeç, D. (A). B., 44 vjeç, F. D., 22 vjeç dhe S. B., 24 vjeç, të pestë banues në Tiranë dhe O. H., 23 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu