Furnizonin me drogë disa zona të Tiranës, përfundojnë në pranga 3 të rinj

0

Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj, të cilët shpërndanin drogë në disa zona në kryeqytet.

Sipas burimeve policorë në pranga përfunduan E. F., 18 vjeç, dhe M. K., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në Babrru, Kamzë dhe në Paskuqan.

Ndërkohë u arrestua edhe 21-vjeçari B.F, i cili pasi siguronte drogën e shpërndante atë në disa zona.

Gjatë operacionit sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, tre aparate celulare dhe një automjet.

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar “Braka 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Goditen dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Vihen në pranga 3 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, tre aparate celulare dhe një automjet.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. F., 18 vjeç, dhe M. K., 17 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në Babrru, Kamzë dhe në Paskuqan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin E. F. dhe pasagjer shtetasin M. K., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe dy aparate celulare.

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit “Braka 2” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. F., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e shiste atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, si dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu