Furnizonin me drogë lokalet e natës, si ranë në “kurthin” e policisë 5 të rinjtë në Tiranë, në kërkim një tjetër

0

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me operacionin anti-drogë në Tiranë ku u arrestuan 5 persona ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Në kuadër të operacionit “Moncler” u arrestuan Ledjo Gashi, Ergi Saliu, Brajan Lala, Erges Nexhipi dhe Mario Dema.

Të arrestuarve iu gjet mbi 1 kg kokainë, e cila u sekuestrua nga uniformat blu. Emri i operacionit “Moncler” erdhi pasi në pakon e gjetur me kokainë ishte printuar logo e kompanisë së famshme.

Sakaq mësohet se grupi që shpërndante drogë në lokalet e natës, u zbulua pasi agjenti i futur nga policia iu bleu drogë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 3 automjete, 1 kg e 100 gram kokainë, 710 euro, 149 mijë lekë dhe 9 celularë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu