Fury tregon se është më superior

0

Tyson Fury e ka dëshmuar edhe njëherë që është më superior se Deontay Wilder.

Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.
Wilder boksoi mirë, por Fury tregoi se pse e meriton titullin e botës.

Gjatë 11 raundeve, pesë herë u rrëzuan boksierët. Fillimisht Wilder në raundin e tretë, pastaj Fury dy herë në raundin e katërt, Wilder sërish në raundin e 10 dhe në të parafundit Fury e nokautoi përfundimisht.

Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri ndeshje. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu